Barcelona ‘i jep duart’ Arthur; ndryshimi për të pasur Pjanic

Telenovela e merkatos Pjanic-Arthur pasurohet me një kapitull të ri. Sipas  të përditshmes katalanase ‘Sport’ shumë shpejt pritet të ketë zhvillime të reja në lidhje me këtë cështje. Duket se Barcelona i ka lënë brazilianit të kuptojë se e ka të nevojshme që të arkëtojë të ardhurs brenda muajit qershor dhe se është gati ta përfshijë në një shkëmbim me Juventusit për Miralem Pjanic. Është ky një mesazh i fortë në drejtim të Arthur që mund të përshpejtojë tratativat dhe të bindë futbollistin për të pranuar idenë e transferimit te Zonja e Vjetër

Është kjo një situatë që duhet monitoruar me vëmendje të madhe dhe që është në evoluim të vazhdueshëm. Kjo sepse për momentin Juventus është në qendër të merkatos jo vetëm për Pjanic. Drejt largimit nga bardhezinjtë janë edhe Rabiot e Ramsey, 2 lojtarë që kampionët e Italisë i kanë marrë me parametra zero dhe nga të cilët duan të përfitojnë të ardhura të cmuara për t’i riinvestuar për të përforcuar mesfushën me lojtarë më të vlefshëm për skemat e lojës së Sarrit

Për francezin për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë, ndërsa përsa i përket uellsianit, janë disa klube të interesuar për të. Sipas ‘The Sun’ përvec Manchester City dhe United, në gjurmërt e Aaron Ramsej në orët e fundit është vënë edhe Tottenham.

Sfidanti.al