Maurizio Sarri kërkon një organizator të lojës dhe nëse bëhet fjalë për një lojtar që ai i njeh mirë, aq më mirë akoma. Ky është motive që ka vënë Juventusin në lëvizje prej kohësh teksa është hedhur në sulm për Jorginhon. Cmimi i italo-brazilianit është 50 milionë Euro dhe kjo përbën një pengesë.
Për këtë arsye drejtuesit e Zonjës së Vjetër po kërkojnë një futbollist që ta përfshijnë në operacion dhe që mund t’i pëlqejë Chelsea, një strategji që mund të cojë në sakrifikimin e mundshëm të Douglas Costa që vlerësohet 40-45 milionë Euro vetëm për të vënë sërish nën urdhrat e Sarrit, Jorginhon.
Por Chelsea nga ana e tij preferon paratë cash duke parë merkaton që ka zhilluar deri tani që pas heqjes së dënimit të merkatos; në fillim siguroi Ziyech dhe më pas gjeti akordin me Werner. Tani kërkohet që të sigurohen të ardhura, por një ardhje e mundshme e Douglas Costa mund të jetë e dobishme për të mbuliuar krahët, që mbeten zbuluar në fund të sezonit me largimin me parametra zero Pedro dhe Willian.
Sfidanti.al