Premier League; miratohen 5 ndërrimet, në stol 9 futbollistë

Premier League merr miratimin për aplikimin e 5 zëvendësimeve në momentin që do të rifillojë kampionati i parashikuar për në 17 qershor. Ndërrimet do të bëhen në 3 fasha  pauze të ndryshme, ndërkohë që klubet kanë vendosur të rrisin përkohësisht numrin e zëvendësuesve në pankinë nga 7 në 9.

‘Për pjesën e mbetur të sezonit 2019/2020, numri I zëvenësimeve që mund të bëhen gjatë një ndeshjeje do të rritet nga 3 në 5-lexohet në një komunikatë të Premier League-kjo masë është konform modifikimeve provizore dhe normave të vendosura nga IFAB muajin e kaluar’

Në kampionatin anglez kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar deri në përfundimin e sezonit.

Sfidanti.al