Në Serie A vijojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Federatës Italiane të Futbollit të cilëve u kërkohet që të mundësojnë respektimin e protokollit Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve. Juventus dhe Sampdorias janë të fundit në radhën e kontrollit. Deri tani nuk ka rezultuar ndonjë thyerje e normativave dhe se duket se të gjithë janë dakord për rëndësinë e të mos bërit gabime. Edhe për këtë arsye në mbledhjen pas asaj të Komisionit të presidencës së FIGC u bë një propozim që do të diskutohet në Këshillin Federal të hënën.
Me pak fjakë, kush nuk do të respektojë protokollin, do të përjashtohet nga kampionati pa asnjë ngurrim. Një sanksion ky shumë I rëndë që pas pak ditësh mund të kthehet në ‘ligj’. Një masë kjo që tregon sesi bota e futbollit nuk dëshiron të rrezikojë që të ndërpritet përsëri përpara mbylljes së sezonit për shkak të ndonjë dinaku
Ndërkaq është parashikuar edhe zhvillimi I një takimi të shkurtër mes presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe qeverisë italiane sidomos me ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza për të zgjidhur cështjen e karantinimit.
Sfidanti.al