Nuk rreshtin lëvdatat, Haverci tani krahasohet edhe me Zidanin!

Trajnei i tij tek Leverkuseni mendon se për lojtarin ofensiv nuk ka “kufi” drejt qiellit. Marsel Daum, njeriu që e drejton Kai Havercin në “BayArena” gjykon se talenti që ka në ekip i ngjan së tepërmi legjendës franceze, Zinedin Zidan. “Gjithkush po flet për Kai Havercin, – u shpreh djali i ish-trajnerit Kristof Daum, – nëse e shihni duke luajtur, kuptoni gjithçka, pasi ajo tregon çdo gjë. Për mua, ai ka elegancën e Zinedin Zidanit. Ai është shumë elegant, shumë i qetë, me një aftësi të madhe për të pasuar. Ai është edhe shumë i shpejt, gjë që jo shumë njerëz e kuptojnë. Ky është një plus i madh”.

Haverci është objektiv i shumë klubeve, besohet që nga Bajerni, Reali, Liverpuli, Mançester Junajtidi apo Çelsi, por pse jo edhe klube nga Italia apo Paris SG në Francë. “Ai është një lojtar i madh, – vazhdon Daumi, – shënon gola, është i fortë në ajër, i shpejtë, i takon të vendosë vetë se ku do të shkojë. Nuk mund të them se është më i miri lojtar gjerman i të gjitha kohëve, por ka talent të madh, dhe nuk ka limite”.

Sfidanti.al