E bukura Federika Pelegrini: Paparacin e gjeta edhe në … banjë!

Kështu është ndërthurur sporti modern dhe i ashtuquajturi biznesi modern, dhe jo vetëm në Itali. Edhe Federika Pelegrini e ka ndjerë sesa e rëndë mund të jetë një realitet i tillë për një sportiste të madhe si ajo. “Thashethemet” që dikur bëheshin vesh më vesh, nëpër rrugica dhe tek pragu i portës, tani janë bërë moderne nga mjetet e komunikimit të teknologjisë së lartë. Ashtu si energjia atomike që mund të përdoret për të ndriçuar e për të vrarë, po kështu edhe media.
“Historia ime me Manjinin ka qenë gjithnjë nën dritën e prozhektorëve, – u shpreh “Fede” për gazetën italiane “Shekulli XIX” (Il Secolo XIX), – e dija se në këtë fazë delikate që janë gjërat do të kisha interferenca, por kjo kafshëri më lë pa fjalë. U arrit deri aty sa gjeta një fotograf në banjon e një restoranti”. Notarja e shkëlqyer dhe e bukur thotë se në atë moment, paparaci iu duk si alien, aq sa mundi vetëm t’i thoshte “nëse të duket normale …”. “Veçse duket se për ata ia vlen gjithçka, – vazhdon e revoltuar, Federika, – të të spiunojnë, të të shkelin me këmbë, kam refuzuar edhe ftesa për darkë se do të thoshin se kam gjetur të dashur tjetër”.
Ajo tregon edhe se ka qenë e detyruar të rrinte 4 ditë mbyllur në shtëpi, me tendat dhe grilat të ulura. Pra, “gosipi” në Itali qenka në përmasa manjakërie. Federika Pelegrini vërtet që nuk e meriton këtë. Nuk ka asnjë liri të shprehjes dhe mendimit që ta detyrojë të vuajë kështu. Një nga ikonat e Italisë, kampione olimpike, 5 herë kampione e botës dhe 14 herë kampione europiane, ka harruar të thotë vetëm diçka. Atë që milionat e njerëzve duhet së pari të hedhin në kosh gazeta apo revista të tilla, si dhe të votojnë për një ligj që të ndalojë të tillë manjakë, të cilët e ashtuquajtura liri e sotme, në të kundërt, i promovon si të ishin krijuesit e vlerave të shoqërisë njerëzore.