Zemërgjerësia e Dybalës; u dhuron 160 mijë Euro spitaleve në Argjentinë

Paulo Dybala nuk e harron origjinën e tij argjentinase. Sulmuesi i Juventusit vendosi të ndihmojë duke dhënë donacion, spitalet në Cordoba e Laguna Larga ku ka lindur , që po përballet me emergjencën coronavirus. Një makth të cilin Paulo Dybala e përjetoi edhe vetë teksa u shërua pas më shumë se 1 muaji e gjysmëqë nga dita e zbulimit të pozitivitetit të tij

Lajmi u konfirmua nga vëllai i futbollistit Gustavo në një intervistë për Cadena 3 në Argjentinë.

‘Paulo ka bërë një donacion prej 12 milionë Pesos(160 mijë Euro) për blerjen e aparaturave që do t’i destinohen spitaleve të Raëson, San Roque dhe Florencio Diaz për Cordoban e tij-tha Gustavo Dybala-gjithcka është blerë; Paulo po punon me Ministrin Cardozo. Pas disa ditësh do të vijë gjithcka’.

Sfidanti.al