Refuzohet Zonja e Vjetër; Arthur i thotë ‘Jo’ Paraticit

Arthur Melo nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe këtë ia ka komunikuar zyrtarisht edhe Juventusit që e konsideron brazilianin si zëvendësuesin perfekt të Miralem Pjanic. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportvo’, ditën e diel, babai i futbollisti ka folur me Drejtorin Sportiv të bardhezinjve, Fabio Paratici për t’i komunikuar dëshirën e mesfushorit për të qëndruar në Katalonjë

Ndërsa ditën e hënë, Arthur e i ati takuan drejtuesit e Barcelonës duke i bërë të ditur se kishin komunikuar me drejtuesit e Juventusit duke i konfirmuar vullnetin e futbollistit për të qëndruar te Barcelona e për të luajtur shanset e tij në Spanjë.

E përditshmja spanjolle thekson se Arthur e ndjen veten të vlerësuar nga trajneri Setien dhe dëshironte të sqaronte menjëherë pozicionin e tij për t’u përqendruar sa më mirë në pjesën finale të sezonit që parashikohet të nisë në 11 qershor

Barcelona nga ana e saj duket se po vazhdon të ushtrojë presing te futbollisti për të pranuar kalimin te bardhezinjte, por vendimi I tij rrezikon të kompromentojë shumë cështjen Miralem Pjanic, që nga ana e katalanasve konsiderohej e mbyllur.

Sfidanti.al