Hajde merre vesh sesi mund të jetë e vërteta. Ajo që merret vesh është sesi e gjykojnë ngjarjen ata që janë të përfshirë. Samir Nasri ishte i lumtur sepse sapo ishte ribashkuar me të dashurën e tij, Anara Atanes (në foto), kur ja ku shpërtheu një skandal në Tuiter. Disa mesazhe mashtruese ndaj Anarës u shfaqën në llogarinë e Tuiterit të Nasrisë, dhe vajza u ndje shumë e ofenduar. Mesazhet kishin të bënin për një shërbim që lojtari i Mançester Sitit (huazuar tek Sevilja) kishte marrë nga një doktoreshë, ndërsa më pas nisën të shfaqen mesazhe të tjera ku shkruhej për veprime të turpshme të Nasrisë me doktoreshën. Anara e akuzoi se ai po e tradhëtonte, ndërsa francezi iu betua se llogaria e tij në Tuiter ishte sulmuar nga hakerat. Samiri dhe Anara qendruan të lidhur për 2 vjet, pastaj u ndanë shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa tani duket se u bashkuan dhe po ndahen përsëri