Në Tajlandë, një tifoz i Liverpool shpenzon 250 mijë Paund për të festuar titullin para kohe

30 vjet pritje për t’u kthyer më në fund te festa e titullit në Premier League, më pas vetëm pak pikë nga arritja e objektivit vjen pezullimi i kampionatit i imponuar nga emergjenca coronavirus. Prej 2 muajsh tifozët e Liverpoolit që kryeson me 25 pikë kundrejt Manchester City, po përjetojnë një pritje të padurueshme, madje njëri prej tyre vendosi të bëjë para dhe të shpenzojë plot 250 mijë Paund për të festuar titullin përpara kohe

Bëhet fjalë për sipërmarrësin tajlandez Kongkiat Inthraseesangwon, i cili sipas tabloidit ‘Daily Mirror’ u lodh së prituri  rifillimin e kampionatit anglez dhe organizoi një paradë të vërtetë të vetën për të festuar titullin e The Reds teksa bleu një kampion, me rimorkio të lyer me ngjyrë të kuqe dhe me moton e famshme të Liverpoolit: ‘You’ll never ëalk alone’

‘Mendova të blej kamionin për të festuar me tifozët e tjerë fitoren e kampionatit në momentin kur skuadra të ngrinte trofeun-tha sipermarrësi Kongkiat Inthraseesangwon-por më pas shpërtheu pandemia, Premier u pezullua dhe vendosa të festoj para kohe. Besoj se këto janë para të shpenzuara mirë sepse nëse fitojmë kampionatin do të jetë titulli i parë pas 30 vitesh dhe meritojmë të festojmë sic duhet. Për më tepër, pas paradës, kamioni do të përdoret në kompaninë time, kështu që nuk bëhet fjalë për hedhje poshtë të parave’.

Sfidanti.al