Ide gjeniale në Danimarkë, ndeshje pa tifozë? Midtjylland hap stadiumin ‘Drive-In’

Në Danimarkë ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin e futbollit të luajtur. Brenda këtij muaji në fakt do të rinisin kampionati dhe Kupa e Ligës, sigurisht që ndeshjet do të jenë të gjitha me dyer të mbyllura, por në këtë pikë ka një të re dhe kjo vjen nga skuadra e Midtjylland.

Klubi danez për t’u dhënë mundësinë tifozëve për të ndjekur nga pranë ndeshjet pati një ide gjeniale; instalimin në ambientet jashtë stadiumit një ekran gjigand në mënyrë që ata të shohin ndeshjen në formatin drive-in.

Një ide kjo që u bë menjëherë  realitet. Në faqen e internetit, Midtjylland bëri të ditur se ka nisur procedurën për të lejuar të abonuarit të bëjnë prenotimin gratis për vendet e makinave në parkingun e MCH Arena duke nisur nga 1 qershori dhe në këtë mënyrë në Danimarkë lind stadiumi i parë Drive-In.

Sfidanti.al