Në Itali po e bëjnë “dridhe Like” derisa të fillojnë Serinë A!

Qeveria dhe ministri i sporteve, Spadafora, janë duke bërë rolin e “të vështirit” këto kohë, ndërsa futbolli pret që të rifillojë sa më shpejt kampionatet. Nuk mjaftoi shprehja e Spadaforës që “ata të futbollit të mos bëjnë si fenomenë”, por ja ku vjen edhe protokolli me disa masa të forta. Jo vetëm që do të ketë shumë analiza me tamponë, por nëse del ndonjë lojtar pozitiv, do të izolohet jo vetëm ai, por e gjithë skuadra, ndonëse do t’i lejohet të stërvitet në kushte që të mos ketë kontakte me botën. Kjo, padyshim rrezikon shumë kur të vijë koha e ndeshjeve. Për klubet e Serisë A, ky është problemi më i madh, ndërsa në Gjermani e lanë më të lirshëm vendimin, që ta merrte pushteti vendor dhe vetë shoqëritë. Deri në 14 qershor nuk do të ketë futboll, ndonëse ata të Serisë A shpresojnë që të rifillojnë në 13. Me gjasë, mund të shtyhet deri në 20 qershor, pra një muaj pas rifillimit të Bundesligës.

Sfidanti.al