Është vetëm 20 vjeç, dhe për të nuk po flitet aq shumë sa për Kilian Mbapenë apo Erling Halandin. Gabim, pasi Kai Haverci e meriton. Jo vetëm është lojtari i tretë më i ri i aktivizuar ndonjëherë në Bundesligë (rekordmen për Leverkusenin), por edhe është një talent i rrallë. Sot në mbrëmje, ai shënoi dy gola në portën e Verderit, në ndeshjen e fundit të javës për Bundesligën. Fitorja mike ishte 4-1, dhe Haverci ka tani 8 rrjeta në këtë kampionat, që mund të jetë i fundit tek “Aspirinat”. Liverpuli, Barcelona, Bajerni dhe Mançester Junajtidi thuhet se e duan.
Shifra e kërkuar nga Rudi Fëler, drejtuesi i lartë i Leverkusenit, është mbi 100 milionë euro, diçka e rrallë për Bundelsigën. Gjithsesi, duke parë sesi një 20-vjeçar duket sikur luan me futbollistët e tjerë, e kupton se ai vlen shumë. Tek Bajeri ka punuar me 4 trajnerë të ndryshëm dhe ka provuar 4 pozicione të ndryshëm në fushë, edhe si mesfushor sulmues, edhe si lojtar krahu, ndërsa pozicionet e tij më të mirë janë pas sulmuesve, numrat 8 e 10.
Sfidanti.al