Sinisa Mihajlovic nuk është dorëzuar ende në tentativën për të pasur Zlatan Ibrahimovic nën urdhrat e tij te Bologna. Trajneri i skuadrës kuqeblu është gati të hidhet sërish në sulm për sulmuesin suedez që kërkon të kuptojë projektin e Milanit edhe pse ndihet mirë te kuqezinjtë. Ai dëshiron të mësojë se cili do të jetë në pankinën e Milanit e sidomos sa dëshirë kanë Ivan Gazidis dhe ndoshta Rangnick të besojnë tek ai.
Janë këto disa pyetje që për momentin nuk kanë asnjë përgjigje dhe që bënë Mihajlovic të bëjë sërish para dhe t’i kërkojë Ibrahimovic të kalojë te Bologna ku ai do të jetë në qendër të projektit. Nuk është një sekret që Ibra dhe Sinisa Mihajlovic komunikojnë mes tyre, madje këtë e tregon vetë Mihajlovic. ‘Më mori në telefon disa ditë më parë; të shohim se cfarë do të vendosë gjatë verës-thekson trajneri I Bolognas-me siguri nuk do të qëndrojë te Milani, por pyetja është nëse ai do të vijë tek ne apo do të kthehet në Suedi’.
Ndërkaq ai që ka filluar të lëvizë për Ibrahimovic është i zakonshmi Mino Raiola që këto ditë ka folur me drejtuesit e Milanit, por nuk përjashtohet mundësua që në ditët e ardhshme të dëgjojë të tjera sirena dhe pse jo edhe ato të Bolognas.
Sfidanti.al