Ashtu sic u parashikua, qeveria italiane ndez dritën jeshile për stërvitjet kolektive në futboll. Ministri i Shëndetësisë Speranza dhe ai i Sporteve, Spadafora dolën me një komunikatë të përbashkët për shtyp që konfirmon lejen e dhënë për skuadrat e Serie A për t’u stërvitur në grup, por duke treguar shumë kujdes
‘Mendimi i kërkuar nga qeveria në lidhje me protokollin e paraqitur nga Federata Italiane e Futbollit u dha nga Komiteti Tekniko-Shkencor dhe konfirmon linjën e kujdesit e ndjekur nga dy ministritë kompetente-theksohej në këtë komunikatë-direktivat e Komitetit do të transmetohen te Federata për përshtatjet e duhura në protokoll në mënyrë që të lejohet rifillimi me siguri i stërvitjeve të skuadrave duke nisur nga 18 maji’
Sfidanti.al