Hapi i parë drejt rifillimit të Premier League angleze është bërë; kryeministri Boris Johnson zyrtarizoi ‘OK’ për rifillimin e aktiviteteve sportive me kushtin që të zbatohet protokolli prej 60 faqësh që u prezantua ku theksohej se ndeshjet duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura për shumë kohë.
Mendohet se data e rifillimit të kampionatit më të pasur dhe më prestigjioz në Evropëdo të jetë pikërisht 12 qershori. Është ky një lajm fantastik për futbollin anglez, por pavarësisht kësaj dyshimet janë të mëdha nga disa klube të Premier League.
Sipad ‘Telegraph’, janë të paktën 8 klube që nuk e duan rifillimin e Premier League që do të thotë bllokim i kampionatit. Por dyshimet nuk janë vetëm te drejtuesit e klubeve, por edhe të një sërë futbollistëve të cilët e kanë kundërshtuar rikthimin në fushën e lojës në rast se pandemia në vend do të vijojë të jetë në nivelet aktuale
Sfidanti.al