Pandemia coronavirus ka dëmtuar jo pak ekonominë dhe biznesin dhe kjo po ndihet edhe të kompanitë më të rëndësishme në botë. Grupi McLaren që përfshin edhe strukturën e skuadrës së Formula 1 nuk bën përjashtim në këtë pikë dhe po përballet më vështirësi të tilla që e detyroi atë të kërkojë një hua nga qeveria britanike prej 150 milionë Paund(171 milionë Eurosh), por një kërkesë e tillë nuk është pranuar
McLaren që e bazon ekonominë e tij te shitjet e makinave supersportive, po vuan shumë në këtë aspekt, pasi niveli i shitjeve ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që kësaj i duhen shtuar edhe shpenzimet te skuadra e Formula 1 ku përfshihet edhe paga e punonjësve të skuderisë. Por Ministria e Biznesit, Energjisë dhe strategjisë Industriale në Britani mendon se McLaren nuk duket se i ka shfrytëzuar të gjitha burimet financiare të mundshme, kështu që e refuzoi kërkesën e kompanisë së prodhimit të automjeteve pëe hua.
‘Ashtu sikurse cdo kompani tjetër biznesi, pandemia na ka prekur rëndë edhe ne-tha Drejtori i Financave të McLaren, Paul Buddin në një intervistë për Sky-kështu që jemi në bisedime të vazhdueshem me bankat tona, investitorët tanë dhe qeverinë për të na ndihmuar për të përballuar gjendjen’.
Sfidanti.al