Gol dhe përqafime, në Ishujt Faroe filloi kampionati

Në Ishujt Faroe topi i futbollit nisi të rrokulliset në fushat e gjelbra. Kampionati i futbollit rinisi në vendin e vogël që u bë i pari në Evropë që ringer siparin e këtij sporti pas emergjencës coronavirus. Në arkipelagun e mrekullueshëm me origjinë vullkanike që është pjesë e Mbretërisë Daneze, edhe pse është autonom, Divizioni më i lartë i futbollit nisi këtë fundjavë.

Ndeshjet sigurisht u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe me një protokoll strikt që imponon dezinfektimin e dhomave të zhveshjes, ambienteve të përbashkëta e topave si dhe ndalimin e pastrimit të hundëve, por mesa duket në ishujt Faroe nuk është ndaluar përqafimi I futbollistëve pas shënimit të cdo goli.

Ndeshjet e kampionatit të Ishujve Faroe u transmetuan direkt në televizione të Norvegjisë e Danimarkes. Sa për kronikë, golin e parë të ‘Fazës 2’ të futbollit në Ishujt Faroe e shënoi Aron Knudsen i skuadrës Runavik, ndërsa kampionët në fuqi të Klaksvik humbën në shtëpi 2-0 kundër B36 të Thorsavn. Kampionati në Ishujt Faroe zhvillohet në vit kalendarik dhe në Divizionin e parë janë 10 skuadra që në total zhvillojnë 27 javë deri në fillim të muajit nëntor.

Futboll në Ishujt Faroe që është gjysmëprofesionist dhe që u bë pjesë e FIFA në vitin 1988 nuk ka  tërhequr kurrë më parë kaq shumë vëmendje sa tani. Televizioni norvegjez që ka fituar të drejtat e transmetimit të 12 javëve të para u ka dhënë klubeve një ndihmë të konsiderueshme financiare. Ishujt Faroe regjistruan 187 raste me coronavirus, po asnjë te vdekur, I vetmi vend në Evropë që mund të mburret me këto të dhëna. Vendi i mbylli kufijtë në mars dhe ashtu sikurse edhe një pjesë e mirë e shteteve evropiane ndërmori masa të forta parandaluese të vilat filloi t’I lehtësojë në 20 prill teksa u vendos për rihapjen e shkollave. Dhe me kampionatin e futbollit, vendi vijon rrugën drejt normalitetit.

Sfidanti.al