Gjetja e Aarhus në Danimarkë, në stadium me…Zoom

Të gjithë në stadium me … Zoom. Në Danimarkë futbolli do të nisë pa tifozë në impiante, por Aarhus ka gjetur mënyrën për të mos ua mohuar tifozëve të drejtën për t’I qëndruar pranë skuadrës së tyre të zemrës.  Teksa në stadium do të vendosen ekrane, do të rikrijohen tribuna virtuale për të cilat do të duhet një biletë falas. Do të jën 22 seksione për të bërë zgjedhjen, sin ë një stadium të vërtetë.

Tifozët mund të zgjedhin një seksion edhe për sfidat jashtë fushe, ndërsa abonentët e Aarhus mund të zgjedhin seksionin e tyre të zakonshme për të përjetuar ndeshjet me miqtë e tyre.

Në të njëjtën kohë, futbollistët muind të shohin dhe të dëgjojnë mbështetjen e tifozëve të tyre teksa këta të fundit janë në shtëpit. ‘Nisma e madhe digitale që kërkon 23 persona që marrin pjesë në sfidë, është zhvilluar në muajt e fundit në bashkëpunuim me ekspertët e teknologjisë Zoom-lexohet në një komunikatë për shtyp të klubit danez.

Sfidanti.al