I shkon Real Esteli, titulli kampion i Nikaraguas për 2020, i pari titull i dhënë në kohën e coronavirusit. Skuadra bardhekuqe arriti të trumfojë në finalen ndaj Managuas teksa e mundi me rezultatin e përgjithshëm të të dy sfidave 4-2. Pas barazimit në ndeshjen e parë 1-1, Real Esteli fitoi të dytën 3-1 falë golave të Rosas, Ayerdis dhe Lopez për të festuar më pas titullin e fituar me futbollistët që e patën të pamundur që të evitonin përqafimet mes tyre
‘Shumë shpejt do të vijë dita kur ne do të kthehemi të përqafohemi dhe të ndjejmë pasionin për ngjyrat që duam në tribunat e një stadiumi-theksohej në një komunikatë të Liga Primera në Nikaragua.
Sfidanti.al