Turneu Grand Slam i Roland Garros ishte parashikuar të zhvillohej këtë muaj në Paris, por organizatorët vendosën ta shtyjnë evenimentin për në muajin shtator. Por ky eveniment i rëndësishëm i tenisit botëror mund të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium, dicka që është pranuar nga vetë Presidenti I Federatës Franceze të Tenisit, Bernard Giudicelli.
‘Nuk përjashtojmë asnjë opsion-tha Giudicelli për ‘Journal du Dimanche’-organizimi i Roland Garros me dyer të mbyllura do të shpëtonte të drejtat televizive dhe partneritetin me sponsorët. Kjo gjë nuk duhet lënë pas dore’.
Roland Garros, pas vendimit për shtyrjen e tij, pritet të nisë në 20 shtator, 1 javë pas US Open, gjithnjë nëse turneu amerikan do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar. ‘ 20 apo 27 shtatori nuk do të bënte shumë ndryshim-shtoi presidenti i Roland Garros, Bernard Giudicelli.
Sfidanti.al