Holandë, kampionati rifillon në 1 shtator me dyer të mbyllura

Holanda, vendi i parë evropian që e deklaroi të mbyllur sezonin futbollistik për shkak të pandemisë coronavirus, do të rifillojë kampionatin e Eredivisie në 1 shtator me dyer të mbyllura dhe kjo përsa kohë që nuk do të ketë dalë ndonjë vaksinë kundër coronavirusit.

Është vetë Ministri Holandez I Sporteve Hugo de Jonge që ka folur për cështjen e rikthimit të futbollit në vend.

‘Askush nuk e di sesa do të duhet të presim-tha de Jonge-sigurisht shpresoj që kjo të ndodhë shpejt, por një vit apo më shumë është pranë realitetit’

Fjalët e monistrit kanë sjellë edhe reagimin e menjëhershme të Federatës Holandeze të Futbollit  që foli për një surprizë totale dhe një dicka shumë e parakohshmë duke shtuar. ‘Jemi të tmerruar nga ideja e mos zhvillimit të ndeshjeve pa publik për një kohë kaq të gjatë-thekson KNVB-për më tepër do të ishte një goditje e fortë në financat e kësaj industrie’.

Sfidanti.al