‘Shpëtoni ushtarin Son’, koreanojugori drejt mbylljes së stërvitjes së detyrueshme ushtarake

Heung Min Son vijon me stërvitjen e detyruar ushtarake në Korenë e Jugut në këtë periudhë pandemie dhe sulmuesi i Tottenhamit  është në orët e fundit të saj, pasi afati i mbylljes së kësaj stëvitjeje është pikërisht kjo e premte në 8 maj. Son ndodhet në fushën e marinsave në ishullin Jeju dhe është fotografuar për herë të parë teksa është i veshur me uniform ushtarake, helmetë(numri 136)dhe pushkë në dorë.

Son kishte detyrim të kryente shërbimin ushtarak 2 vjecar, por shpëtoi prej tij pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike në vitin 2018, megjithatë nuk mundi dot të evitojë kryerjen e 544 orëve stërvitje ushtarake . Shume shpejt ai pritet të kthehet në Angli ku do të jetë i detyruar që të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Sfidanti.al