Trajneri i përfaqësueses italiane Roberto Mancini ishte pjesëmarrës në një ëebinar e organuzuar nga Bologna në mbështetje të sektorit të të rinjve në futboll dhe opër këtë event ku ai theksoi se kalendarët në futboll do të jenë një problem
‘Kemi organizuar disa biseda në chat me lojtarët e Kombëtares për t’i përshëndetur dhe për të qenë në kontakt me ta-tha Mancini-nuk shihemi që nga muaji nëntor dhe shpresojmë që të rifillojmë aktivitetin në shtator. Kalendarët do të jenë një problem’.
Përsa u përket lojtarëve të rinj, Mancini përmendi si shembull Zaniolon që u grumbullua në Kombëtaren e Italisë, kur nuk kishte bërë ende debutimin në Serie A
‘Zaniolo? Nuk ishte rastësi-tregon më tej Mancini-e pashë në fazën finale të Evropianit të U19 ku ai ishte nën kategorinë e tij dhe vendosa ta grumbulloj. Ju të rinjve ju them: impenjohuni dhe stërvituni shumë; nëse keni cilësi teknike dhe personalitet jam gati t’ju grumbulloj edhe nëse nuk keni bërë debutim me skuadrat e para. Në stafin tim ka persoina që monitorojnë kampionatin e të rinjve dhe nëse ka futbollistë të aftë jam gati që t’I marr në skuadër. Për mua mosha nuk ka rëndësi, rëndësi ka teknika dhe personaliteti. Arsyetoj kështu sepse unë vetë te Bologna e bëra debutimin kur isha 16 vjec e gjysmë, kjo edhe për faktin se gjeta persona që më dhanë besim dhe unë jam gati që të bëj të njëjtën gjë’.
Sfidanti.al