Edhe në Brazil po jetohen kohë të vështira. Kriza e krijuar nga pandemia coronavirus që ka mbërthyer sportin, ka godieur edhe Flamengon, skuadrën kampione të Kupës Libertadores. Sipas asaj që publikohet te ‘Globoesporte’ dhe të përditshme të tjera braziliane, klubi i drejtuar nga Jorge Jesus ka vendosur të komunikojë shkarkimin e 62 punonjësve të tij për të arritur një nivel kursimi financiar prej pak a shumë 500 mijë Euro
Shkarkimet nisën nga kategoritë bazë dhe kanë shkaktuar indinjatën e shumë tifozëve brazilianë, duke qenë se impakti i këtyre masave bie mbi shumë familje. ‘Globoesporte’ thekson se sidoqoftë, procesi i zgjidhjes së kontratave nuk do të kalojë nivelin 10% të punonjësve dhe në javët e ardhshme është parashikuar marrja e masave të tjera mes të cilave reduktimi i pagave të futbollistëve
Sfidanti.al