Tenis, ideja e Becker: US Open duhet të anulohet

Boris Becker, ish tenist fitues e i 6 titujve Grand Slam mendon se US Open nuk duhet të zhvillohet për shkak të pandemisë coronavirus. ‘New York është praktikisht qyteti më i goditur nga virusi përpara disa javësh-tha Becker, fitues në Flushing Meadows në 1989,  për Laureus.com-nuk mendoj se do të ishte dicka e mencur organizimi i turneut atje’

Federata Amerikane e Tenisit, parashikon që brenda muajit qershor të marrë një vendim nëse do të zhvillojë US Open sipas programit në 31 gusht-13 shtator. Ndërkaq turnetë profesioniste në tenis janë pezulluar deri në mesin e muajit korrik, ndëra mitiku Wimbledon është anuluar për këtë vit, gjë që ndodh për herë të parë në 75 vjet

‘Anulimi i Wimbledon do të lërë një boshllëk shumë të madh-tha Becker që në All England Club ka triumfuar në vitet 1985, 1986 dhe 1989.

Sfidanti.al