Ndoshta mund të mos jetë përcaktues, e do të duhen mbledhje më vonë, por në Itali kanë shpresë se mund t’i japin një zgjidhje. Pra, të dielën ose të hënën pritet një takim vendimtar mes palëve, qeverisë dhe specialistëve të saj të profilit, si dhe përfaqësuesve të futbollit, e të sporteve të tjerë. Shpresa e madhe, që të jepet leje për të zbatuar planin e rinisjes së ligave, sidomos të Serisë A.
Sipas “La Gazeta delo Sportit”, ka dyshime të mëdha nga ana e Komitetit Tekniko-Shkencor italan për mundësinë e përfundimit të sezonit, dhe kjo ka të bëjë me udhëtimet, vendosjet nëpër stadiume. Problem i madh quhet vazhdimi i gjendjes së karantinës, që ndalon pikërisht zhvendosjet nga një vend në një vend tjetër, dhe që ka kufizime oraresh, pra si mund të lejohen skuadrat sportive, kur qytetarët dhe bizneset nuk mund ta bëjnë?
Sfidanti.al