Halandi falenderon Nejmarin për imitimin e festimit të tij meditues!

Ishte si një lojë macja me miun, ku fillimisht “aktroi” ylli i Dortmundit dhe pastaj e bënë ata të Paris SG. Pati shumë zhurmë për imitimin (tallës) që yjet e PSG-së bënë për të vënë në lojë Erling Halandin, pasi skuasdra e tyre eleminoi Borusian gjermane nga Championsi. Halandi festoi në “Signal Iduna Park” duke bërë sikur meditonte, dhe po ashtu bënë lojtarët parizienë në “Park dë Prinses”.

Halandi nuk ndihet i mërzitur për këtë, të paktën siç thotë vetë. “Përkundrazi, – shprehet sulmuesi norvegjez, – i jam mirënjohës Nejmarit që e mendoi atë imitim, pasi ndihmoi që të bënim më të njohur meditimin për të gjithë botën. Ne i treguam botës se meditimi është diçka e rëndësishme”. Sulmuesi ka pohuar se ai bën shumë meditim para ndeshjeve dhe mendon se kjo e ndihmon që të luajë më mirë, e të ndihet më mirë.

Sfidanti.al