Pandemia coronavirus bëri që të ndryshojnë datat e kalendareve të ndryshme me Federatat, që duke akorduar me mjekët dhe politikën, po punojnë për një nijsje të re. Nëse Serie A shpreson që të nisë në mes të qershorit, situata në kampionatet e tjera varion nga njera Lige ne tjetren.
Bundesliga gjermane, 9 javë për t’u luajtur
Në Gjermani një vendim për kampionatin do të merret në 6 maj nga qeveria Merkel. Ideja është që Bundesliga të rifillojë në 16 maj ose maksimumi në 23 maj sigurisht me ndeshjet që do të luhen me dyer të mbyllura me të gjitha masat sanitare të nevojshme. Skuadrat janë kthyer prej kohësh të stërviten dhe ishte
Wolfsburgu që ‘hapi lojën’ në fund të muajit mars
Premier League, 9 ndeshje për t’u luajtur
Në Angli këtë të premte ishte një takim mes përfaqësuesve të klubeve dhe drejtuesve të Premier League, shumica kërkon rifillimin e kampionatit në mes të qershorit me stërvitjet që do të nisnin në 18 maj. Shpresohet që sezoni në Angli të mbyllet brenda javës së parë të gushtit edhe pse është FA Cup(që është ndalur në fazën cerekfinale) që i komplikon gjërat
Liga, 11 javë për t’u luajtur
Në Spanjë, stërvitjet individuale apo në grupe të vogla do të duhet të rinisin në 8-11 maj, një javë më pas do të nisin seancat stërvitore kolektive ndërkohë që kampionati mendohet të nisë në javën e tretë të qershorit. Federata Spanjolle deklaroi se në rast se do të ketë mbyllje përfundimtare të kampionatit parakohe do të ketë vlerë renditja aktualr; një hipotezë kjo që duhet mbajtur në konsideratë, duke parë edhe dyshimet e Sindikatës së Futbollistëve për rifillimin e kampionatit
Primeira Liga, Portugali, edhe 10 javë për t’u luajtur
Kampionati portugez do të rifillojë në 30 maj me dyer të mbyllura, ndërsa futbollistët e arbitrat do të kryejnë teste ditët e ndeshjeve. Kurse Divizioni I Dytë nuk do të rinisë.
Kampionatet e mbyllur tashmë: Ligue 1(Francë), Eredivisie(Holandë), Jupiler Pro League(Belgjikë, pritet vetëm ratifikimi i Asamblesë që disa herë është shtyrë) dhe Premiership në Skoci.
Sfidanti.al