Aleksandër-Arnoldi fton Xhejdon Sançon tek Liverpuli!

E sigurt është që Jurgen Klopi dëshiron një përforcim të madh në sulm për sezonin e ardhshëm. Në djall koronavirusi, pasi futbolli do të kthehet sërish siç ka qenë, dhe Liverpuli duhet të jetë i sigurt për të pasur një skuadër fituese. Salah e sidomos Mane thuhet se kërkohen jashtë, ndërsa Klopi mendon për Kilian Mbapenë apo ndoshta për Xhejdën Sançon. Edhe mbrojtësi liverpulas, Trent Aleksandër-Arnold ia bën një ftesë sulmuesit 20-vjeçar të Dortmundit.

“Nëse do të vijë tek ne, do ta bëjë më të mirë skuadrën tonë, – thotë mbrojtësi i Anglisë, që është shok në kombëtare me Sançon (në foto), – pra, unë do të isha tepër i lumtur që ai të vinte, pasi ne luajmë bashkë edhe tek Anglia, dhe ai është një talent shumë, shumë i veçantë”. Dortmundi thuhet se kërkon 100 milionë euro që Sanço të largohet, ndërsa Mançester Junajtidi po ashtu mendon për të.

Sfidanti.al