Pak lojë, e shumë rrjete sociale e intervista. Edhe tenistët janë të detyruar që të qëndrojnë të izoluar për t’u stërvitur në shtëpi ndërkohë që janë në pritje të asaj cfarë do të ndodhë dhe kështu vijnë ide dhe propozime për nisma si ajo e krijimit të Fondit të Solidaritetit për të ndihmuar tenistët në vështirësi ekonomike që u propozua nga yjet e këtij sporti Novak Djokovic, Rafael Nadal dhe Roger Federer.
Ai që e kundërshton pa asnjë lloj ngurrimi këtë propozim është Dominic Thiem sipas të cilit nuk janë lojtarët, madje as ata të vendeve më të fundit në klasifilkim, në vështirësi financiare.
‘Gjatë vitit shoh shumë persona që nuk i japin gjithcka tenisit-tha Thiem në një intervistë për Kronen Zeitung- shumë prej tyre nuk janë shumë profesionistë. Nuk shoh ndonjë arsye se përse duhet t’u jap atyre para’. Preferoj që t’u jap para’ personave apo institucioneve që kanë vërtet nevojë. Asnjë profesion në botë nuk të garanton sukses të madh në fillimin e karrierës. Asgjë nuk është e garantuar dhe duhet të luftosh vazhdimisht për klasifikimin’.
Sfidanti.al