Virusi? Në Nikaragua nuk flasin për kontratat, por që boksierët “duhet të hanë”!

Nëse Europa dhe Azia po bëhen gati për të rikthyer sportet në fushë, në shtetin e vogël të Amerikës Qendrore ka sporte që po zhvillohen. Në Nikaragua janë mbajtur ndeshje boksi profesionist, dhe justifikimi për luajtjen e tyre nuk është, si në Europë, çështja e kontratave, e të drejtave televizive dhe e të punësuarve, por sepse boksierët “duan të hanë”. Pra, duhet të punojnë (edhe në kohë koronavirusi) që të ushqehen”.

Promotori Rosendo Alvarez, ish-kampion i dyfishtë i botës në boks, ka thënë se nevojat ekonomike të boksierëve dhe të familjeve të tyre peshojnë më shumë sesa epidemia. Një lloj lufte e pashmangshme. Masat e marra ishin të forta, duke spërkatur boksierët me dezinfektant, me anë të punonjësve me skafandra speciale, tifozët kanë qendruar larg njëri-tjetrit, po ashtu zyrtarët, të cilët kanë mbajtur maska, ashtu si edhe vajzat që përdoren për zbukurim nëpër ndeshje. Nuk dihet nëse në Nikaragua ka shtet social, pra këta boksierë mund të përfitojnë për të jetuar në kohë të tilla, edhe nëse nuk ndeshen. Vendi amerikanoqendror nuk është prekur shumë nga virusi, dhe ndoshta kjo e lehtëson gjithçka.

Sfidanti.al