“Retë po largohen”, Klopi më pranë dyshes Verner-Uillian!

Pretendimi kryesor i një futbollisti gjithnjë është një i vetëm: Të jem në fushën e lojës! Këtë kërkon mbi të gjitha edhe Timo Verner, ndërsa për sulmuesin gjerman vjen ora për të marrë vendimin e madh. Pasi shënoi 27 gola në sezon për Lajpcigun, nga të cilët 21 në Bundesligë, raportet nga Gjermania flasin për dëshirën e sulmuesit të ri për të luajtur për Liverpulin. “Ai po mëson anglishten, – thuhet në lajme, – ai mendon se Jurgen Klopi është trajneri më i mirë në botë, se Liverpuli është një skuadër fantastike dhe se stili aty do të ishte i përshtatshëm për të. Sidoqoftë, ai kërkon garanci se do të luajë në formacion”. Edhe vetë Verneri e di se askush nuk mund të të japë garanci të plota për formacionin, por gjithsesi e di se Klopi do të donte që ai të luante. Për momentin, vlen që të paguhet klauzola prej rreth 60 milionë eurosh në kontratën e tij.

Klopi pretendon të sjellë në “Anfild” edhe një lojtar shumë të mirë si mesfushorin e Çelsit, Uillian. Braziliani pati probleme me Mauricio Sarrin, ndërsa vlerësohet nga Frenk Lampardi, por dëshuron të largohet nga Londra. Ai nuk ka rinovuar dhe kontrata e tij përfundon këtë verë, pra Liverpuli do të bënte një përforcim të madh, sepse do të ishte pa shpenzime të tjera përveçse për rrogën. Natyrisht, Klopi shikon edhe sulmuesin e Uolvesit, Adama Traoren, ndërsa dihet se Reali apo ndonjë klub tjetër mund të jenë të interesuar për Sadio Manenë apo Mohamed Salahun.

Sfidanti.al