Opinioni i Marquez: Sezon i shkurtër në MotoGP? Do të ishte i komplikuar dhe me rrezik

Emergjenca coronavirus e ka bërë lëmsh kalendarin e Botërorit të MotoGP që ka parë që 9 gara të pezullohen.Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez nuk e ka fshehur një lloj shqetësimi për idenë e një botërori të reduktuar.

‘Një kampionat i shkurtër në MotoGP do të ishte dicka e komplikuar sepse do të ishte e nevojshme marrja përsipër e disa rrisqeve dhe nuk do të kishim kohë për të rifituar pikë-tha Marquez në një intervistë për Sky Sports-të them të drejtën nuk e mendoj, do të bëj strategjitë e mia kur të kemi një kalendar’.

Coronavirusi ka bërë që garat të pezullohen njëra pas tjetrës dhe shpresa është që kampionati i MotoGP të nisë në gusht me Cmimin e Madh të Brnos në Ceki. Sigurisht me pandeminë që është ende në nivele të larta  është e vështirë që të bëhen programime e projekte, por kampioni i Hondës e ka një siguri.

‘Kur t’i kthehemi jetës normale, gjëja e parë që do të bëj është të ngas motorin. Shpatulla ime po përmirësohet-tha 8 herë kampioni i botës në MotoGP

Sfidanti.al