Atalanta, Sportiello ende në tunel, tampon I tretë pozitiv me coronavirus

Makthi Covid-19 për Marco Sportiellon nuk ka përfunduar ende. Portieri I Atalantës që bëri të ditur se ishte prekur nga coronavirusi në 24 mars, bëri edhe testin e tretë me tampon ku rezultoi sërish pozitiv. Futbollisti është rasti I parë me coronavirus te skuadra e Atalantës, është në gjendje të mirë dhe po ndjek rregullat e kufizimit.

Atalanta në momentin që Sportiello rezultoi pozitiv me Covid-19 duke u bërë I pari lojtar I prekur I ekipit bergamask doli me një komunikatë për shtyp

‘Ju informojmë se autoritetet shëndetësore I komunikuan klubit pozitivitetin me Covid-19 të futbollistit Marco Sportiello-lexohej në komunikatën e klubit bergamask të datës 24 mars-Marco është asimptomatik. Karantina preventive ku qëndruan Marco dhe të gjithë lojtarët e tjerë do të mbarojë në 27 mars’

Por pas rreth 1 muaji, Marco Sportiello nuk ka mundur ende të shpëtojë nga ky virus I tmerrshëm teksa rezultoi për të tretën herë pozitiv me coronavirus

Sfidanti.al