Lukaku shokon: Në janar, 23 nga 25 lojtarë të Interit ishin të sëmurë

Romelu Lukaku shokon të gjithë me rrëfimin e tij. Gjatë një bashkëbisedimi me bashkëshorten e Dries Mertens, Kat Kerkhofs, belgu zbulon një prapaskenë të tmerrshme në ldhje me gjendjen shëndetësore të skuadrës së Interit në muajin janar, që ishte shumë më përpara se Italia të izolohej nga coronavirusi.

‘Patëm një javë të lirë në dhjetor. U kthyem dhe betohem se 23 nga 25 lojtarët e Interit ishin sëmurë. Nuk është një shaka-tregon Lukaku-luajtëm në Sardegna ndaj Cagliarit të Nainggolan dhe pas 25 minutash një mbrojtës i yni u detyrua të lërë fushën e lojës. Nuk mund të vazhdonte më dhe thuajse humbi ndjenjat. Të gjithë kolliteshin dhe kishin temperaturë’.

Por lukaku nuk e ndal këtu rrëfimin e tij

‘Ajo që më bezdisi ishte se kur hyra në nxemja isha më i nxehtë se zakonisht-vijon Lukaku-prej kohësh nuk ndjeja rritje të temperaturës. Pas ndeshjes kishim një darkë me miqtë e Puma, por unë i falenderova dhe shkova drejt e në shtrat. Në atë kohë nuk u testuam kurrë për coronavirus, kështu që nuk do ta dimë kurrë me siguri cfarë ndodhi.

Sfidanti.al