Ideja e Midtjylland: ndeshje në drive-in për tifozët

Futboll në Drive-in për ata tifozë që nuk do të mund të ndjekin ndeshjet në stadium, që do të duhet të respektojnë distancat, por që do të duan t’i shohin ato ne televizion me dëshirën për të qëndruar të gjithë bashkë.  Kjo është ideja inovative në Danimarkë në rast se kampionati në vendin nordik do të rinisë dhe ata që e patën atë ishin drejtuesit e skuadrës kryesuese të FC Midtjylland, klub që lindi nga shkrirja mes klubeve Ikast dhe Herning Fremad.

Projekti konsiston në instalimin e dy ekraneve gjigandë në parkingun e stadiumit që mban të paktën 10 mijë persona për të ndjekur ndeshjet në rreth 2000 makina. Nëse ky projekt do të funksionojë sipërfaqja do të zgjerohet për të lejuar një fluks më të madh tifozësh.

Klubi danez ka parashikuar që edhe audio e komentit televiziv të transmetohet në valët e radiove të mjeteve nëpërmjet një frekuence specifike. Drejtori i Marketingut të  Midtjylland, Prebben Rokkjer, është i sigurt se kjo nismë do t’i përfshijë tifozët.

‘Në muajt e ardhshëm për fat të keq do të duhet të luajmë Superligën pa tifozë në stadium, por po punojmë shumë për të krijuar eksperiencën më të mirë të mundshme për tifozët tanë-tha Rokkjer-Drive-In Football do të bëjë shumë për të kthyer pasionin për futbollin në rajon dhe te tifozët tanë të shumtë. Kemi një objektiv të deklaruar; të krijojmë atmosferë stadiumi dhe coronavirusi  nuk na e ndalon këtë, vetëm sa na vendos disa kushte të tjera. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë, bashkinë e Herning  dhe MCH për të krijuar një kuadër të sigurt dhe të sigurisë për të gjithë’.

Sfidanti.al