Drejtuesit e Realit të Madridit duket se po studiojnë mundësinë për të ndryshuar stadium për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura në Ligën Spanjolle. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘OK Diario’, sipas së cilës, ideja e Los Blancos është që skuadra e parë e Realit të Madridit të zbresë në fushën e ‘Alfredo Di Stefano’ në rast të rifillimit të kampionatit, një fushë që është në Qendrën Sportive të Valdebebas dhe që përdoret për sfidat e Real Madrid Castilla(Real Madrid B).
Nëse kampionati do të rinisë, ndeshjet do të luhen në atë impiant, pa tifozë, një zgjidhje që klubi merenges do ta shfrytëzojë për të përshpejtuar punimet e ristrukturimit të ‘Santiago Bernabeut’. Pas një periudhë pauze prej 10 ditësh, punimet në impiantin mitik madrilèn kanë rifilluar dhe po kryhen me ritme të mira.
Nëse në fund drejtuesit e La Ligës do të miratojnë ndryshimin e stadiumit, punimet për ristrukturimin e Bernabeut nuk do të ndalen deri në muajin shtator duke qenë se për cdo ndeshje, punimet do të duhet të frenoheshn për bërë gati stadiumin për tifozët.
Sfidanti.al