Si “vret” koronavirusi? Një klub në Angli humb 9 milionë paundë në javë!

I tillë është niveli i biznesit, dhe këto dëme ishin të pashmangshme. Në një sistem ku gjithçka rregullohet vetëm nga kontratat, ku vështirë se mund të vlejnë katastrofa të tilla natyrore dhe njerëzore, llogjika mbetet e ftohtë edhe përpara vdekjes, ndërsa rreziku është i madh. Një klub anglez, sipas mediave britanike, po pëson humbje tepër të mëdha, deri në 9 milionë paundë stërlina në javë, që do të thotë se, nëse gjendja do të vazhdojë një vit, ai klubdo të humbiste gati 500 milionë. Nuk jepet emri i këtij klubi, por me gjasë mund të jetë Man. Junajtid apo Man. Siti, ndonëse kushedi mund të jetë edhe Liverpuli apo Totenhemi. Lajmi vazhdon duke shtuar se ky klub ka marrë 100 milionë paundë hua në bankë, për të përballuar faturat, ndonëse duhet të ketë kontrata me kompani sigurimesh për periudha të tilla. Në total, klubet e Premier Ligës mund të humbasin potencialisht mbi 1 miliardë paundë stërlina, ndërsa nuk është e lehtë të detyrohen lojtarët të pranojnë ulje rrogash. Maksimumi është arritur tek Çelsi apo Arsenali me 10-12 për qind.

Sfidanti.al