Në tenis ekziston një Plan B për rifillimin e turneve në rast se do të merret vendimi për të anuluar US Open I programuar për t’u zhvilluar në 31 gusht-13 shtator në Neë York për shkak të pandemisë coronavirus. Është kjo një hipotezë që u parapri me anë të një postimi në rrjetet sociale nga zv/presidenti I Federatës Gjermane të Tenisit, Dirck Hordoff
Pa turneun Grand Slam të Flushing Meadoës, muaji shtatori do t’I dedikohej sezonit evropian të turneve në fushat me dhe të kuq me Turnetë Masters të Romës dhe madridit, ndërkohë që në 20 shtator-4 tetor është vendosur të zhvillohet Roland Garros. Presidenti I ATP, Andrea Gaudenzi në ditët e kaluara konfirmoi se prioritet I këtij organiz,I është të shpëtojë Turnetë Masters dhe ata ATP 500.
Gjithsesi një vendim për rifillimin apo jo të turneve të tenisit pritet të merret në fund të muajit maj, më herët , marrja e tij do të ishte dicka e guximshme duke qenë se coronavirusi vazhdon të mbajë botën të mbërthyer në kthetrat e tij.
Sfidanti.al