Chelsea, arrihet akordi me lojtarët; ulje pagash me 10%

Edhe Chelsea arrin të gjejë akordin për uljen e pagave të futbollistëve të tij me 10% në katër muajt e ardhshëm. Kjo marrëveshje do t’I garantojë klubit londinez të sigurojë kursime prej 11 milionë Eurosh. Ishte kapiteni I Bluve të Londrës, Cesar Azpilicueta që bëri të ditur se futbollistët e Chelseat pranuan kërkesën e bërë nga drejtuesit e klubit.

Ndërkaq, ditë më parë trajneri I Chelseat, Frank Lampard kishte pranuar në mënyrë vullnetsre reduktimin e pagës së tij me 25% për shkak të emergjencës së coronavirusit,  kurse  javë më parë, pronari I Chelseat Roman Abramovic urdhëroi vënien e hotelit në Stamford Bridge në dispozicion të punonjësve të shëndetësisë që po luftojnë në vijë të parë me Covid-19/

Sfidanti.al