Fognini kundër futbollit: Janë të cmendur, për mua 2020 u mbyll

Vendimi I botës së futbollit për të bërë gjithcka është e mundur për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur kampionatet, nuk u ka pëlqyer një pjese të sportistëve të disiplinave të tjera që janë në karantinë dhe mes tyre është edhe tenisti italian Fabio Fognini I cili nuk I k fshehur dyshimet e tij

‘Për mendimin tim ata të futbollit janë të cmendur-tha Fognini për të përditshmen ‘Corriere Della Sera’-kanë vdekur me mijëra persona dhe ata mendojnë për lojën. Tallen me shëndetin e njerëzve, ndjekin vetëm biznesin. Cfarë kuptimi ka që të hapësh stadiumet pa tifozë? Cfarë kuptimi ka San Siro bosh? Nuk mund të ekzistojë’.

Përsa I përket disiplinës së tij, tenisit, Fabio Fognini nuk ka dyshime të paktën në aspektin personal

‘Kam një ide të timen; në 2020 nuk luhet më-vijoi Fognini-si mund të marrë përsipër  një drejtor turneu përgjegjësinë për shëndetin e lojtarëvë, stafit, medias, tifozëve? Kam folur në chat me Perin, Criscito e Vivianon, miqtë e mi futbollistë. Jam dakord për anën financiare, por përsa kohë unë nuk jam 110% I sigurt nuk lëviz. Do të humbas pikë dhe para? Do të duroj’.

Sfidanti.al