Asistencë për thuajse të gjithë punonjësit dhe reduktim pagash me 40% për futbollistët. Këto janë masat e marra nga drejtuesit e Sportingut të Lisbonës në Portugali për të ndihmuar gjendjen e tij të brishtë financiare që është goditur nga pandemia coronavirus.
Masa e pezullimit të përkohshëm apo reduktimit të orarit të punës prek 95% të punonjësve të klubit theksohet në një komunikatë të klubit luzitan. Po kështu janë përgjysmuar edhe pagat e anëtarëve të Këshillit Administrativ të Sporting Lisbonë.
Sportingu ishte në një situatë delicate sportive dhe ekonomike edhe para përhapjes së pandemisë. Sipas medias portugeze, klubi vendosi edhe që të mos derdhë në arkat e Sporting Bragës, këstin e parë prej 5 milionë Euro që I korrespondon gjysmës së vlerës së transferimit të trajnerin Ruben Amorim. Në fillim të marsit, Sportingu vendosi të marrë për shumën rekord prej 10 milionësh trajnerin që në moshën 35 vjecare u bë trajneri më I kushtueshëm I futbollit portugez edhe pse karrierën e nisi në pankinën e Bragës.
Sfidanti.al