Do të bëhen modifikime teknike për sezonet 2020 dhe 2021 në Botërorin e Motociklizmit për të reduktuar kostot ne nivel global në të tre kategoritë e MotoGP si për prodhuesit e mjeteve ashtu edhe për skuadrat. Këto ishin vendimet e marra gjatë një videoconference ku morën pjesë anëtarët e Komisionit të Garave me në krye Carmelo Ezpeletën, Shefi Ekzekutiv I Dornës, duke parë krizën globale të shkaktuar nga Covid-19
Kwshtu në MotoGP: Sezoni 2020; nuk do të ketë përditësime apo pjesë të homologuara në 2020. Ky vendim është I vlefshëm për të gjithë konstruktorët me apo pa koncesionë. Sezoni 2021; si skuadrat me koncesionë ashtu edhe ato që nuk e kanë, do ta nisin duke përdorur pjesët e homolouara në mars të 2020. Në vijim do të aplikohen rregullat normale të përditësimit për pjesën e mbetur të sezonit sic parashikohet në normativën që është në fuqi që do të thotë se nuk do të lejohet asnjë zhvillim I motorit dhe e do të bëhet vetëm një përmirësim I aerodinamikës për të gjithë konstruktorët.
Sfidanti.al