Gjobë për dhjamin në ligën franceze, 1 000 euro për 1 kile!

Futbollistët e Monpeljesë duhet të mendohen mirë tani për festat e fundit të vitit. Klubi francez ka vendosur t’i dalë të keqes përpara, duke pasur frikë se lojtarët mund të abuzojnë me ushqimin dhe pijet në Krishtlindje dhe në mbrëmjen e fundit të vitit. Le të guxojë kush të shëndoshet nga kaloritë e tepërta, sepse trajnerit Frederik Hanc e ka gjetur mënyrën. “Për çdo kilogram të shtuar në peshë, do të ketë 1 000 euro gjobë”, është rregulli i vendosur nga ai, siç njofton gazeta spanjolle “AS”. “Nuk është një gjobë qesharake, – thotë trajneri i skuadrës së ligës së parë franceze, – është më mirë të ruash linjat e trupit, madje edhe ato të portofolit”. Hanc bën edhe pjesëtimin dhe thotë: Çdo gram është baraz me 1 euro.

Sfidanti.al