Zllatan Ibrahimoviç pati një mënyrë krejtësisht origjinale për të pritur ndeshjet e vështira të fundit të vitit. Ylli i Mançester Junajtidit fotografoi dhe filmoi veten ndërsa vraponte apo hidhej në dëborë, i veshur si për plazh. Veterani tregoi, kështu, se është krejtësisht gati dhe se nuk trembet as nga rreziqet më të mëdha, pavarësisht se nuk do të jetë aspak e lehtë për të, që të mbajë ritmin e javëve të fundit.