Një luftëtar i del për zot Kryqit të Kuq italian, 3 vjedhës në spital!

Mund të jetë në moshën 42-vjeçare, por kjo nuk do të thotë se i ka humbur aftësitë për t’u mbrojtur, madje edhe për të sulmuar. Bruno Danovaro është një vullnetar i Kryqit të Kuq italian, por ka qenë edhe kampion i arteve të përziera marciale, madje me 112 fitore e 0 humbje. Pikërisht ky Danovaro u vu përballë 3 vjedhësve që e kërcënuan me synimin për t’i marrë portofolin. Për fat të keq, ata nuk e dinin se me kë kishin të bënin, dhe përfundimi ishte i qartë, që të tre sulmuesit u bënë për spital. Danovaro është marrë në karrierë me xhudo, me karate dhe me xhuxhicu. Italiani ka një histori interesante nga 1988-ta, kur mund të shkonte me kombëtaren italiane në Lojrat Olimpike në Seul, por zgjodhi të shkonte në SHBA dhe të gjente fatin atje. Presidenti Xhorxh Bush (i pari) e dekoroi për punën që ai bëri për të luftuar dopingun në palestra.

Sfidanti.al