Gjesti I solidaritetit; Atletico Madrid, lojtarë e drejtues do paguajnë punonjësit e papunë

Futbollistët e stafi teknik dhe drejtuesit e Atletico Madrid do të ulin oagat e tyre me 70% deri në përfundim të emergjencës coronavirus dhe do t’u japin pagën e punonjësve të klubit që janë në papunësi për shkak të bllokimit të aktivitetetve, Ky gjest solidariteti është për 430 punonjës të klubit madrilène që kanë hyrë në programin ERTA që kanë filluar të aplikojnë disa kompani spanjolle në këtë periudhë krize

Reduktimi I pagave është për trajnerët dhe futbollistët e skuadrës së parë të futbollit të meshkujve, Atletico Madrid B po për meshkuj, dhe skuadrës së futbollit të femrave. Ai do të aplikohet pas një akordi të brendshëm të klubit që parashikon disa skenare në varësi të evoluimit te epidemisë në Spanjë.

Për pagesën e punonjësve  do të kontribuojnë  stafi dhe lojtarët e ekipit të parë me 50% si dhe Komiteti drejtues I Atleticos, po me 50%. Në këtë mënyre të gjithë punonjësit e Los Colchoneros do të kenë mundësi të marrin opagëb e tyre pavarësisht se ERTE u lejon kompanive të pezullojnë në mënyrë të përkohshëm kontratat ose të reduktojnë orët e punës

Sfidanti.al