Vetëm përpara disa ditësh u fol për mundësinë e anulimit përfundimtar të turneut të Wimbledon për vitin 2020 dhe këtë të mërkurë erdhi zyrtarizimi pas një mbledhjeje të mbajtur organizatorët e evenimentit të All England Club dhe ku morën pjesë edhe Ian Hewitt e Tim Henman.
Wimbledon, që ishte parashikuar të zhvillohej nga 29 qershori deri në 12 korrik, bëhet I pari turne Grand Slam që I mbyll dyert për këtë sezon dhe duket se nuk do të jetë I vetmi.Ditën e martë u mësua se Parisi hoqi dorë nga mbajtja e Sallonit të Makinave I programuar për në javën e parë të tetorit, kjo sepse në atë periudhë do të zhvillohen ndeshjet e raundeve finale të Roland Garros që është shtyrë pikërisht për në 20 shtator-4 tetor.
Ndërsa në SHBA, Billie Jean King ku luhet US Open, në këtë moment është kthyer në një spital me 350 shtretër për të pritur personat e prekur nga coronavirusi. Megjithatë për Ëimbledonit, anulimi I turneut nuk do t’i kushtojë aq shumë sa turneve të tjerë Grand Slam pasi për këtë eveniment ka një lloj police sigurimi të parashikuar për rastet kur ka pandemi.
Anulimi I Wimbledonit që nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore, do të thotë anulim I të gjithë turneve të tenisit në kontinentin Evropian në ATP dhe WTA në fushat me bar. Me fjalë të tjera nuk do të ketë ndeshje tenisi të paktën deri në 13 korrik. Në këtë periudhë pritet të zhvillohen turnetë e Hamburgut, Newport, Bastad në ATP dhe Bukuresht e Lozanë ne WTA.
Sfidanti.al