Gjest për t’u duartrokitur, Chelsea I ofron hotelin Shërbimit Shëndetësor Kombëtar

Me zotërinjve të futbollit që kanë zbritur në fushë për të përballuar emergjencën coronavirus është edhe Roman Abramovich. Pronari I Chelseat vendosi që të vendosë Millennium Hotel të Stamford Bridge në dispozicion të NHS, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretësinë e Bashkuar. Është vetë klubi londinez që konfirmoi këtë vendim të Abramovich nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Mësohet se struktura do të jetë e rezervuar për mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet në veri të Londrës për ta bërë më të lehtë organizimin e turneve duke qenë se iu kërkohet të bëjnë shumë sforco për t’u përballur me efektet e pandemisë

Ideja është që të lehtësohen spostimet e personelit shëndetësor duke evituar ecjet e gjata për t’u kthyer në shtëpi dhe duke iu dhënë më shumë kohë për të  pushuar në periudhën mes turneve. Hoteli do të jetë në dispozicion të mjekëve për 2 muaj, por ky disponibilitet do të jeteë edhe për persona që punojnë në struktura shëndetësore në varësi të ecurusë së epidemisë. Hoteli nuk do të lejohet të përdoret nga ata që shfaqin simptomat e infeksionit nga Covid-19.

Sfidanti.al